Çudi, ‘Vreshtarët’: Nga sot tifozeria nga Suhareka nuk do shkelë asnjëherë në Rahovec

Basketboll

Çudi, ‘Vreshtarët’: Nga sot tifozeria nga Suhareka nuk do shkelë asnjëherë në Rahovec

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:31
Çudi, ‘Vreshtarët’: Nga sot tifozeria nga Suhareka nuk do shkelë asnjëherë në Rahovec

Tifozët e basketbollit të Rahovecit ‘Vreshtarët’ ankohen në lidhjen me KB Golden Eagle Ylli nga Theranda.
“Njoftojmë anëtarët tanë dhe të gjithë qytetin e Rahovecit se udhëtimi i planifikuar për ditën e nesërme nuk do të ndodhë.
Shkak i dështimit të këtij udhëtimi janë kryesia e KB Golden Eagle Yllit në bashkëpunim me kryesinë e klubit tonë (që nuk e shohin të arsyeshëm udhëtimin).
Policia e Kosovës për mosaftësinë e tyre për sigurinë (gjë që se kemi kërkuar kurrë).
Dhe definitivisht nga sot tifozeria nga Suhareka nuk do shkelë asnjëherë në Rahovec dhe në rast të ndonjë udhëtimi ndonjëherë nuk do marrim përgjegjësi për ndodhitë që do pasojnë.
Nëse nuk po lejojnë udhëtime dhe rivalitet sportiv atëherë mos të ketë rivalitet vetëm sportiv.
Për lojën e nesërme do mblidhemi të gjithë anëtarët në ndonjë vend për të ndjekur lojën bashkë. Rrini të kyçt për vendin dhe kohën.
Dashurinë për klubin dhe qytetin s'mund të na ndalojë askush”, shkruan në faqen e Ultras Vreshtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat