San Antonio nuk dorëzohet, barazon serinë çerekfinale me Denver

Basketboll

San Antonio nuk dorëzohet, barazon serinë çerekfinale me Denver

Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:34
San Antonio dhe Denver

San Antonio ka fituar 120-103 ndaj Denver në çerekfinalen e gjashtë të play off-it mes dy skuadrave në Konferencën e Perëndimit, duke barazuar 3-3 serinë e ndeshjeve. Spurs kanë përfituar nga faktori fushë për të triumfuar ndaj Nuggets, në një ndeshje të dominuar nga basketbollistët e ekipit teksan.

Një ndeshje e mirë e dyshes Aldridge-DeRozan, që së bashku realizuan 51 pikë, duke qenë vendimtarë në këtë triumf. Mirë u paraqit edhe Rudy Gay me 19 pikë, ndërsa për Denver shkëlqeu Jokic me 43 pikë e 12 rebound, por që mbetën për statistikë.

Emri i ekipit gjysmëfinalist do të përcaktohet në ndeshjen e shtatë, ndërkohë që në Perëndim, nuk është përcaktuar ende as skuadra gjysmëfinaliste nga përballja mes Golden State e Clippers. Në Lindje janë zyrtarizuar 4 ekipet dhe çiftet gjysmëfinaliste të play off-it.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale Play off

1-8 Milwaukee – Detroit, (4-0)

4-5 Boston – Indiana, (4-0)

3-6 Philadelphia – Brooklyn, (4-1)

2-7 Toronto – Orlando, (4-1)

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off

Milwaukee – Boston

Philadelphia - Toronto

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale Play off

1-8 Golden State – Clippers, (3-2)

4-5 Houston – Utah Jazz, (4-1)

3-6 Portland – Oklahoma, (4-1)

2-7 Denver – San Antonio, 103-120 (3-3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat