Do të vendoset në përballjen e shtatë

Basketboll

Do të vendoset në përballjen e shtatë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 10:58
Pamje nga një ndeshje

Do të vendoset në përballjen e shtatë skuadra që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit në çiftin San Antonio Suprs – Denver Nuggets e që do të përplaset me Portland Trail Blazers. Në takimin e radhës, të zhvilluar në “AT&T Center” të San Antonios, skuadra e drejtuar nga Gregg Popovich e shfrytëzoi më së miri faktorin fushë, duke triumfuar 120-103 (rezultati i serisë, 3-3).

Dyshja e formuar nga Marcus Aldridge (26 pikë e 10 “rebound”) e DeMar DeRozan (25 pikë) mundi t’i kundërpërgjigjej Nikola Jokicit, që shfaqi një formë të jashtëzakonshme në radhët e Nuggets me plot 43 pikë e 12 rikuperime.

Vendësit e nisën me ritëm të lartë përballjen, duke shënuar një rezultat të pjesshëm 22-12, por në periodën e dytë Jokic e Murray morën frenat e lojës, duke përmysur rezultatin deri në 47-50, megjithatë kjo pjesë u mbyll me epërsinë e Spurs 64-60, falë saktësisë së treshes Gay- Aldridge-DeRozan.

Në periodën e tretë San Antonio gjen vazhdimësinë në realizimin e pikëve, por nga ana tjetër shpërthen Jokic, që mban në lojë Nuggets, të cilët hyjnë në periodën e fundit me vetëm 5 pikë më pak, 90-85.

Diferenca u bë pikërisht në 12-minutëshin e fundit nga saktësia e basketbollistëve vendës në gjuajtjet për tre dhe falë një rezultati të pjesshëm 22-4 diferenca shkoi 21 pikë (110-89), shumë e madhe për t’u përmbysur në 6 minutat e mbetura, me sfidën që u mbyll 120-103.

Në takimin e fundit dhe atë final, që do të zhvillohet në “Pepsi Center”, Denver Nuggets do të ketë në avantazh faktorin fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat