Spurs fitojnë dhe barazojnë serinë ndaj Nuggets

Basketboll

Spurs fitojnë dhe barazojnë serinë ndaj Nuggets

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:20
Pamje nga ndeshja

Shumë interesante seria mes dy skuadrave nga Konferenca e Perëndimit.

Ndeshja e shtatë do të vendosë se kush do të jetë gjysmëfinalist në Konferencën e Perëndimit në çiftin San Antonio Suprs – Denver Nuggets e që do të ballfaqohen me Portland Trail Blazers.

Në takimin e radhës, të zhvilluar në AT&T Center të San Antonios, skuadra e drejtuar nga Gregg Popovich e shfrytëzoi fushën e vet, duke triumfuar 120-103, njëherësh duke barazuar serinë në 3-3.

LaMarcus Aldridge me 26 pikë e 10 kërcime dhe DeMar DeRozan me 25 pikë, ishin më të mirët te Spurs, ndërkohë Nikola Jokiq, me 43 pikë e 12 kërcime nuk i mjaftoi skuadrës së tij.

Gjithçka në këtë takim u vendos në çerekun e fundit nga saktësia e basketbollistëve vendës në gjuajtjet për tre pikë.

Në takimin e fundit dhe atë final, që do të zhvillohet në Pepsi Center, Denver Nuggets do të ketë në avantazh fushën vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat