Saranda dhe Gentiana, emërohen ndihmëstrajnere të kombëtares së Kosovës 

Basketboll

Saranda dhe Gentiana, emërohen ndihmëstrajnere të kombëtares së Kosovës 

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:47
Saranda Daci

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 25 Prill në Prishtinë e ka emëruar ndihmëstrajnere të kombëtares së Kosovës U16 (femrat) Saranda Dacin, kurse ndihmëstrajnere të Kosova U20 e ka emëruar Gentiana Ismailin.
Saranda Daci nga Peja aktualisht është basketbolliste e KB Prishtinës me të cilën skuadër është duke luajtur në finalen e play-offit të Ligës së femrave, ndërsa si lojtare ajo ka shumë trofe të fituar si me Penzën ashtu edhe me Prishtinën. Daci po ashtu është trajnere e KB SutiSport nga Peja. Daci do të jetë pjesë e stafit të Edin Kërveshit, përzgjedhës i Kosova U16, dhe Qëndrim Demit, ndihmëstrajner i parë. 

Image

Gentiana Ismajli

Ndërkaq Gentiana Ismaili nga Gjilani është ish-basketbolliste e Dritës së Gjilanit, Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës. Me këtë të fundit ka disa tituj të kampionit dhe Kupës së Kosovës të fituar. Aktualisht Ismaili është trajnere e shkollës së basketbollit Prishtina Kids. Ismaili do të jetë pjesë e stafit të Fidan Shatrit, përzgjedhës i Kosova U20, dhe Ismet Feratit, ndihmëstrajner i parë, bëhet e ditur nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat