Fitore shumë të rëndësishme për Nuggets dhe 76ers

Basketboll

Fitore shumë të rëndësishme për Nuggets dhe 76ers

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:16
Foto

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje të radhës në play offin e NBA.

Ndonëse eliminoi vetëm pas ndeshjes së shtatë San Antonio Spurs, ekipi i Denver Nuggets nuk e ka ndjerë aspak lodhjen duke e nisur me një fitore të rëndësishme serinë gjysmëfinale në konferencën e Perëndimit ndaj Portland Trail Blazzers.

Nuggets të prirë nga Nikola Jokiq i cili realizoi 37 pikë, triumfuan 121-113 ndaj Blazzers. Pikëshënuesi më i mirë i sfidës gjithsesi rezultoi Damian Lillard me 39 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humbjen e Portland. Edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale mes tyre do të luhet në Pepsi Center në Kolorado.

Ndërkohë Philadelphia 76ers, barazoi në 1-1 serinë e gjysmëfinaleve në Lindje duke mposhtur në Kanada ekipin e Toronto Raptors me rezultat 94-89.

Shkëlqeu Jimmy Butler me 30 pikë 5 asistime e 11 kërcime, duke lënë nën hije paraqitjen e Kawhi Leonard autori i 35 pikëve për Raptors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat