Danisha me statistika të frikshme në Kosovë

Basketboll

Danisha me statistika të frikshme në Kosovë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:21
Danisha me statistika të frikshme në Kosovë

Danisha Shaw, basketbollistja që shkëlqeu në serinë finale të play-offit në Ligën e Femrave
Danisha Shaw ishte basketbollistja, e cila e mbajti gjithë barrën mbi supe të KB Bashkimit në pesë ndeshjet finale të play-offit në Ligën e Femrave, duke mbetur kështu enigmë e pazgjidhur për kundërshtarin, KB Prishtinën. 
Dhe këtë më së miri e dëshmojnë statistikat e Danisha-s:
- 20 pikë, 8 kërcime e 8 asistime në ndeshjen e parë finale;
- 35 pikë, 9 kërcime e 4 asistime në ndeshjen e dytë; 
- 33 pikë, 12 kërcime e 11 asistime në ndeshjen e tretë;
- 33 pikë, 10 kërcime e 4 asistime në ndeshjen e katërt;
- 41 pikë, 7 kërcime e 7 asistime në ndeshjen e pestë. 
Ajo me paraqitjet e saj fantastike e ka ngritë dukshëm cilësinë në basketbollin femëror në Kosovë, duke bërë që fituesi i titullit të kampionit për edicionin 2018/19 në Ligën e Femrave të vendoset vetëm në ndeshjen e pestë finale, aty ku Bashkimi para rreth 1200 shikuesve u mposht nga Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat