NBA: Fitore të rëndësishme për Nuggets dhe 76-ers

Basketboll

NBA: Fitore të rëndësishme për Nuggets dhe 76-ers

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:20
Pamje nga ndeshja

Edhe pse e eliminoi vetëm pas ndeshjes së 7-të San Antonion, Denver Nuggets nuk e ka ndjerë aspak lodhjen duke e nisur me një fitore të rëndësishme serinë gjysmëfinale në konferencën e Perëndimit ndaj Portland Trail Blazzers.

121-113 ishte rezultati i sfidës në favor të Nugetts që iu falën paraqitjes fantastik të serbit Nikola Jokic autori i 37 pikëve 6 asisteve dhe 9 rikuperimeve poshtë tabelës.

Pikëshënuesi më i mirë i sfidës gjithsesi rezultoi Damian Lillard me 39 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humjen e Portland. Edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale mes tyre do të luhet në Pepsi Center në Colorado.

Barazoi në 1-1 serinë e gjysmëfinaleve në Lindje Philadelphia 76ers falë suksesit të ngushtë 89-94 brenda në Kanada përballë Toronto Raptors. Thjeshtë magjik Jimmy Butler me 30 pikë 5 asiste e 11 rebound duke zhvlerësuar edhe paraqitjen e shkëlqyer të Kaëhi Leonard autori i 35 pikëve për Raptors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat