Drama në NBA i takon Denver Nuggets

Basketboll

Drama në NBA i takon Denver Nuggets

Më: 6 maj 2019 Në ora: 08:12
Denver Nuggets ka barazuar serinë me Portland Trail Blazers

Denver Nuggets ka rikthyer gjithçka nën kontroll dhe ka barazuar serinë me Portland Trail Blazers.

Denver ishin në disavantazh prej 6 pikëve në pjesën e parë, por çereku i tretë ishte vendimtar për ta pasi arritën epërsi prej 13 pikëve, 27-14.

Në fund, Nuggets triumfuan në fund me rezultat 112 – 116 dhe kësisoj barazuan serinë në 2-2.

Më të dalluarit te ekipi fitues ishte Jamal Murray me 34 pikë e Nikola Jokic që realizoi triple double me 21 pikë, 12 kërcime dhe 11 asiste.

Përformancë të mirë te Blazers pati C.J. McCollum që shënoi 29 pikë e Damian Lillard me 28 sosh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat