Alarmohen serbët për Kosovën, kjo është arsyeja - Bota Sot
Alarmohen serbët për Kosovën, kjo është arsyeja

Basketboll

Alarmohen serbët për Kosovën, kjo është arsyeja

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:21
Alarmohen serbët për Kosovën, kjo është arsyeja

Mediet serbe sot kanë shkruar për zhvillime të bujshme në basketbollin regjional, konkretisht ABA Ligën. Sipas tyre, nën “regjinë” e Buduçnostit të Podgoricës, është duke u planifikuar largimi i skuadrave të Serbisë nga Kjo ligë dhe inkuadrimi i skuadrave nga Kosova, shkruan Kurir.rs, transmeton Insporti.

E tëra kjo, gjithnjë sipas medieve serbe, planifikohet të ndodhë në takimin e nesërm të përfaqësuesve të ABA Ligës, që do të mbahet në Zagreb.

Dy skuadra serbe (Crvena Zvezda dhe FMP) nuk janë ftuar për këtë takim, ndërsa dy të tjera (Partizan dhe Mega) nuk do të marrin pjesë.

Sipas Kurir.rs, kjo iniciativë e Buduçnostit ka ardhur si hakmarrje për humbjen nga Cërvena Zvezda në finale të ABA Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...