FIBA nominon referët dhe mbikëqyrësin e referëve nga Kosova për Kampionatet Evropiane - Bota Sot
FIBA nominon referët dhe mbikëqyrësin e referëve nga Kosova për Kampionatet Evropiane

Basketboll

FIBA nominon referët dhe mbikëqyrësin e referëve nga Kosova për Kampionatet Evropiane

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:05
FIBA nominon referët dhe mbikëqyrësin e referëve nga Kosova për Kampionatet Evropiane

Instruktori Nacional për referë nga Kosova, Faton Kurshumlija për herë të parë këtë verë do të jetë në rolin e mbikëqyrësit (Observer) të referëve në një FIBA Kampionat Evropian. Bëhet fjalë për FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë (prej 5  deri më 14 korrik 2019.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur sot FIBA nëpërmjet një shkrese zyrtare të dërguar në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Krahas Kurshumlijës, FIBA tashmë i ka nominuar edhe referët kosovarë të cilët do të ndajnë drejtësinë në FIBA Kampionate Evropiane gjatë kësaj vere. Tre referët kosovarë, Xhelal Mumini, Dardan Maxhuni dhe Daut Mehmeti janë nominuar për të ndarë drejtësinë në FIBA Kampionate Evropiane, dhe secili prej tyre është nominuar në dy Kampionate Evropiane.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të nominimeve nga FIBA për referët dhe mbikëqyrësin e referëve nga Kosova.

Nominimet nga FIBA:

Xhelal Mumini - FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni B në Podgoricë të Malit të Zi (08-17 gusht 2019).

Dardan Maxhuni - FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat në Sofje të Bullgarisë (15 - 24 gusht 2019).

Dardan Maxhuni - FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni B në Oradea të Rumanisë (26 korrik - 04 gusht 2019).

Daut Mehmeti - FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat në Shkup të Maqedonisë (05 - 14 korrik 2019).

Faton Kurshumlija (mbikëqyrës ose observer) - FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat në Shkup të Maqedonisë (05 - 14 korrik 2019).

Xhelal Mumini - FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B në Matosinhos të Portugalisë (12 - 21 korrik 2019).

Daut Mehmeti - FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat në Prishtinë (03 - 11 gusht 2019).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...