Malazezët në Zagreb luftojnë për Kosovën, kërkojnë largimin e Serbisë

Basketboll

Malazezët në Zagreb luftojnë për Kosovën, kërkojnë largimin e Serbisë

Nga: K. G. Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:41
Malazezët në Zagreb luftojnë për Kosovën, kërkojnë largimin e Serbisë

Serbia është shumë e nervozuar dhe nuk mund t’i besojnë as veshëve dhe as syve se po ndodhë diçka që për ta është absurde, që malalezët të luftojnë për një klub të Kosovës që të përfshihet në Ligën e Adriatikut në basketboll. Mediat serbe si gjithmonë siç dinë të shkarravisin edhe kësaj radhe ngritin shqetësimet e tyre dhe nuk e din as vet se çka po dojnë. Turpi i serbëve si gjithnë është i pakufishëm dhe mundohen të pengojnë një proces qnuk ndalet!    

"Pas ngjarjeve të ndodhura në ndeshjet finale të ABA Ligës, ndërmjet Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Buduçnostit të Podgoricës, mediat serbe bëjnë të ditur se skuadra malazeze do të organizojë një tubim në Zagreb, ku do të kërkojë inkuadrimin e një skuadre nga Kosova në ABA Ligë", shkruan insport. “Fqinjët tanë nga Podgorica do të organizojnë një takim të turpshëm në Zagreb me qëllim që t’ju sjellin dëme klubeve tona, ndërsa prapavija e gjithë kësaj është që në këtë ligë të thërrasin një klub nga Prishtina”, shkruajnë mediat serbe.

Takimi është paraparë të zhvillohet nesër në Zagreb në regjinë e Buduçnostit dhe si qëllim ka largimin e klubeve serbe nga ABA Liga dhe futjen e klubit nga Kosova! Dy nga katër klubet (Cërvena Zvezda dhe FMP) nga Serbia nuk kanë marrë ftesë për këtë takim privat, nën dirigjimin Buduçnostit, ndërsa as Partizani e as ekipi tjetër, Mega, nuk do të jenë pjesë e këtij takimi të turpshëm, shkruajnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat