Portland e Philadelphia barazojnë serinë, finalistët dalin në ndeshjen e fundit

Basketboll

Portland e Philadelphia barazojnë serinë, finalistët dalin në ndeshjen e fundit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 08:42
NBA

Philadelphia fitoi 112-101 ndaj Toronto në gjysmëfinalen e gjashtë të play off-it mes dy skuadrave në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve. Çka do të thotë që emri i finalistit të dytë do të mësohet në ndeshjen e shtatë dhe të fundit.

Fitore e lehtë e skuadrës së Philadelphia, që pati epërsi gjatë gjithë ndeshjes, duke u shkëputur deri në 20 pikë. Të pestë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, duke qenë çelësi i këtij suksesi. Butler me 25 pikë e Simmons me 21 ishin dy shënuesi më të mirë. Për ekipin kanadez u dallua Leonard me 29 pikë e 12 rebound, por i vetëm nuk pati asnjë shans t’i japë fitoren skuadrës së tij.

Në Perëndim, barazim 3-3 edhe në serinë e takimeve midis Portland e Denver. Skuadra e Portland fitoi sot 119-108, në një ndeshje me dy pamje. Denver ishte superior në pjesën e parë, ku u dalluan Jokic me 29 pikë e Murray me 24.

Gjithsesi, në periodën e fundit vjen përmbysja e Portland, që dominon në parket dhe triumfon falë 32 pikëve të Lillard, 30 të McCollum dhe 25 të Hood. Kjo është trioja e parë që realizon mbi 25 pikë secili në ndeshjet play off që nga viti 2002.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off

Milwaukee – Boston, (4-1)

Toronto - Philadelphia, 101-112 (3-3)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale Play off

Golden State – Houston, (3-2)

Portland – Denver, 119-108 (3-3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat