Rahoveci për barazim, Prishtina për titull

Basketboll

Rahoveci për barazim, Prishtina për titull

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:16
Rahoveci për barazim, Prishtina për titull

Rahoveci sonte 20.30 do të zhvillojë ndeshjen e fundit të stinorit para publikut të vetë në palestren sportive “Mizahir Isma”.

Z Mobile Prishtina ka epërsi 2:1 në serinë finale dhe në rast të fitores së bardhekaltërve, ata do të shpallen kampione të Kosovës për stinorin 2018/2019.

Në rast të barazimit, ndeshja e fundit përcaktuese do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat