Prishtina është në qiellin e shtatë

Basketboll

Prishtina është në qiellin e shtatë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:38
KB Prishtina

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, u zhvillua ndeshja e katërt finale e Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Rahovecit dhe Prishtinës, e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve, me rezultat 105:74.

Një ndeshje mjaftë interesante, e cila filloi në praninë e rreth 4 mijë shikuesve, e përfundoi pa praninë e tyre për shkak të hyrjes së tifozëve në parket.

Dardan Berisha me 37 pikë të shënuara ishte më i merituari për fitoren e Z Mobile Prishtinës, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Ahmed Bashir me 25 dhe Divine Myles me 13 pikë. 

Te Rahoveci më te dalluarit ishin Frederick Richardson dhe Andrew Washington me nga 15 pikë.

Për Prishtinën ky është titulli i 15-të i kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll. Prishtina e ka fituar edhe Kupën e Kosovës, ku në finale e pati mundur pikërisht Rahovecin. Pa dyshim Prishtina është në qiellin e shtatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat