Porosi pas finales së play-off-it në basketboll

Basketboll

Porosi pas finales së play-off-it në basketboll

Nga: Shaip Shala Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:10
Pamje nga ndeshja

Debate 

Edhe në humbje duhet të jemi të mëdhenj, bashkëqytetarët e mi rahovecas. Zhgënjimi, mllefi dhe tendosja e trurit nuk më ka kaluar, por jam i obliguar që sy qytetar, gazetar dhe punëtor sportiv shumëvjeçar të prononcohem publikisht me një porosi konstruktive të gjithë sportdashësve rahovecas që ishin të premten mbrëma në palestrën moderne “ Mizahir Isma” në Rahovec, e stërmbushur me mbi katër mijë shikues. Asnjëherë edhe si zyrtar i klubeve nuk kam komentuar vendimet e gjyqtarëve, edhe të premten mbrëma cilido qoftë vendimi i gjyqtarëve nuk ka nevojitur të bëhet shkas për prishjen e një spektakli nga shikuesit të papërgjegjshëm të cilit nuk kanë lidhje me animin sportiv, dhe të cilit në fillim kontribuuan në krijimin e spektaklit, por të njëjtit u shndërruan në dashakeqësit dhe urrejtësit e KB Rahovecit.

I përkujtoj të gjithë sportdashësit në qytetin e rrushit dhe të traditës, se klubi i basketbollit Rahoveci këtë edicion, pas vetëm tri sezone garimi në Superligë, ka arritur sukses historik me plasmanin në dy finale, atë të Kupës dhe të Play-Off-it, duke i lënë prapa klubet me shumë përvojë dhe ish kampion. Po ju pyes, bashkëqytetarët e mi të nderuar, a nuk ju mjaftuan këto suksese dhe të arritura të klubit të basketbollit Rahoveci, dhe arritët për momentin me ndërpre imazhin e palestrës që u krijua për një kohë të shkurtër. Nuk ju kanë mjaftuar sukseset, sepse ende nuk e keni krijuar në mendje moton se edhe në humbje duhet të jeni të mëdhenj, i cili moto është edhe matësi më i mirë i njerëzimit dhe i kulturës personale të çdo individi, e ata dashakeqësit e sportit që kontribuuan zbrazjen e 4 mijë shikuesve, duke kërkuar përtej bukës pogaçen.

Nuk iu mjaftua edhe fakti që KB Rahoveci është i vetmi që ia ka shkaktuar humbjen Z Mobile Prishtinës pas 35 fitoreje, 14 Kupave dhe aq tituj kampioni.
Të nderuarit bashkëqytetar dhe sportdashësit e mi rahovecas, ta ruajmë palestrën më moderne në Kosovë dhe imazhin që po na krijon kudo në botë, po ashtu edhe qytetit, dhe uroj që kjo hije e keqe mbrëmë të mos përsëritet, sepse sporti është edhe kultivimi i kulturës. Në fund, sinqerisht falënderoj tifozerinë rahovecase “Ultras Vreshtarët” për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit, dhe në mënyrë dinjitoze e kanë lëshuar palestrën në momentin e ndërprerjes së ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat