Kawhi Leonard dërgon Toronton në finale të Lindjes

Basketboll

Kawhi Leonard dërgon Toronton në finale të Lindjes

Më: 13 maj 2019 Në ora: 12:25
Toronto

Dramë basketbollistike në dy ndeshjet e zhvilluar mbrëmë në NBA.

Përcaktohen edhe dy skuadrat e fundit finaliste në konferencat e lindjes dhe perëndimit në play off in e NBA-së.

Në Lindje, Milwaukee Bucks do të përballet me Toronto Raptors, ndërsa në Perëndim, kampionët në fuqi të Golden State Warriors do të kenë përballë Portland Trail Blazers.

Në Scotiabank Arena, Raptors fituan 92-90 sfidën e shtatë finale ndaj Philadephia 76ers falë një koshi të realizuar nga Kawhi Leonard në sekondën e fundit të ndeshjes.

Në fakt, Leonard ishte ai që e udhëhoqi Toronton gjatë tërë takimit, duke realizuar në total 41 pikë. Ndërkohë te 76-ers që ishin të pafat me at kosh të pësuar në sekondën e fundit, më i miri ishte Joel Embiid me 21 pikë.

Falë një C.J. McCollum në formë të jashtëzakonshme, Portland Trail Blazers bënë mrekullinë në parketin e Denver Nuggets, duke fituar sfidën finale të serisë 100-96. 37 pikë e 9 kërcime realizoi McCollum Blazers, ndërsa Damian Lillard u ndal në vetëm 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat