Warriors fitojnë edhe finalen e dytë ndaj Blazzers - Bota Sot
Warriors fitojnë edhe finalen e dytë ndaj Blazzers

Basketboll

Warriors fitojnë edhe finalen e dytë ndaj Blazzers

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:25
Foto

Skuadra kampione e NBA ka bërë një hap të madh për të shkuar në finalen e madhe.

Rikthim fantastik i Golden State Warriors ndaj Portland Trial Blazers në ndeshjen e dytë finale të Konferencës së Perëndimit, me rezultatin e serisë që shkon në 2-0.

Warriors që patën një disavantazh prej 17 pikësh në këtë takim, arritën ta rikthenin dhe në fund triumfuan 114-111.

Edhe pse mungonte Kevin Durant, një nga më të mirët e skuadrës së Steve Kerr, Warriors u udhëhoqën nga Steps Curry, që realizoi plot 37 pikë ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 24 pikë të tjera për vendësit. 

Ndërsa për Blazers nuk mjaftuan 23 pikët e Damian Lillard dhe 22 pikët e CJ McCollum.

Tashmë takimi i tretë i serisë finale do të luhet në Moda Center të Portlandit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...