Ponari: Basketbolli në mëshirë të fatit - Bota Sot
Ponari: Basketbolli në mëshirë të fatit

Basketboll

Ponari: Basketbolli në mëshirë të fatit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 18:34
Ponari: Basketbolli në mëshirë të fatit

Avni Ponar rrëfen problematikat e basketbollit shqiptar në Top Talk. I ftuar në studio nga gazetari Denis Dyrnjaja, numri 1 i Federatës së Basketbollit Shqiptar, preku shumë tema teksa akuzat e tij shkuan për qeverinë që e ka lënë sportin e koshit në mëshirë të fatit.

Gjatë intervistës, zoti Ponari e cilësoi basketbollin si sportin e njerëzve të zgjuar, por në Shqipëri ai është lënë jashtë vëmendjes shtetërore dhe se ka shumë problematika në vetvete.

“Basketbolli është në vendin e dytë pas futbollit. Ai është sporti i njerëzve të zgjuar, sepse është modeli i organizmit i të gjithë sporteve të tjerë. Është model jo vetëm për faktin se thith elitën e të gjithë sportisteve në botë, por është sporti i intelektit.

Shqipëria është një nga ato vendet, ku sportin e ka lënë me një anë. Qeveria nuk e ka në vëmendje sportin dhe se ai nuk është qëllimi i qeverisë.
Sporti në Shqipëri duhet të ketë një ligj që është themeli i ndërtimit dhe bërjes së sportit. Pra ligji për sportin dhe ‘Ligji për Sponsorizimin’.

‘Ligji për Sponsorizimin’ është shumë i rëndësishëm për sportin, që i jep frymëmarrje dhe zhvillim sportit. Sporti nga sot është një lypsar sepse kërkon ndihma nga biznesi dhe qeveria. Nga ana tjetër, nëse ky ligj do të ekzistonte, atëherë do të kishim një biznes që do të kërkonte të promovohej nëpërmjet sportit. Sot reklamat me të bujshme dhe më të fuqishme ndodhen tek bluzat e sportit.

Buxheti i sportit sot caktohet vetëm nga shtetit me një vlerë të vogël që është sa 1/9 e buxhetit të Kosovës. Shqipëria ka 1 milion euro për sportet ndërsa Kosova ka 9 milionë euro për zhvillim e sporteve. Basketbolli është në këtë fazë, sepse ushqehet nga ajo që jep Bashkia.

Ligji për sportet ekziston dhe ka ndërtuar një strukturë se si duhet të jetë i organizuar sporti. Kam qenë kundër këtij ligji, sepse është një burokraci që nuk funksionon. E dyta është ‘Ligji për Sponsorizimet’ që rregullon marrëdhëniet mes sportit dhe biznesit dhe që ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit. Kjo është një problematik, e diskutuar prej kohësh nga drejtuesit e sporteve” tha Ponari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...