Kosova natyralizon organizatorin e Z Mobile Prishtina

Basketboll

Kosova natyralizon organizatorin e Z Mobile Prishtina

Më: 19 maj 2019 Në ora: 00:37
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është përforcuar edhe me një tjetër lojtar.

Organizatori i Z Mobile Prishtina, Divine Myles, është lojtari që do të paraqitet me fanellën e Kosovës, pasi federata ka vendosur ta natyralizojë atë.

Ka qenë trajneri i Prishtinës, njëkohësisht i Kombëtares së Kosovës, Damir Mulaomerovic ai që ka bërë një kërkesë  të tillë.

Kësaj kërkese i është përgjigjur në mënyrë pozitive edhe vet basketbollisti, për të përfunduar pastaj formalitetet e kërkuara.

Myles ka pasur një sezon mjaft të mirë, duke korrur suksese me skaudrën ‘bardh e kaltër’, por ai pati paraqitje shumë të mira edhe në aspektin individual.

Mbetet të shihet se si do të përshtatet Myles me lojën e kombëtares kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat