Pas dy vazhdimeve, Raptors fitojnë dramën ndaj Bucks - Bota Sot
Pas dy vazhdimeve, Raptors fitojnë dramën ndaj Bucks

Basketboll

Pas dy vazhdimeve, Raptors fitojnë dramën ndaj Bucks

Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:25
Pamje nga ndeshja

Një ndeshje fantastike u zhvillua mes dy skuadrave finaliste të Konferencës së Lindjes.

Spektakël i vërtetë në ndeshjen e tretë të serisë finale në Konferencën e Lindjes në NBA.

Toronto Raptors arriti të triumfonte ndaj Milwaukee Bucks pas dy vazhdimeve me rezultat 118-112, duke ngushtuar në 2-1 rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve.

Heroi i Raptors edhe në këtë ndeshje ishte Kawhi Leonard që realizoi 35 pikë dhe vendimtare ishin shënimet e tij në minutat e fundit të vazhdimit të dytë, ku edhe u përcaktua fituesi i kësaj ndeshjeje.

Në krahun tjetër, mbrojtja e Raptors kreu një punë të mirë ndaj yllit të Bucks, Giannis Antetokounmpo, që realizoi vetëm 12 pikë.

Edhe ndeshja e katërt finale mes këtyre dy ekipeve do të luhet në Scotiabank Arena të Torontos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...