Warriors të pandalshëm, fitojnë Konferencën e Perëndimit - Bota Sot
Warriors të pandalshëm, fitojnë Konferencën e Perëndimit

Basketboll

Warriors të pandalshëm, fitojnë Konferencën e Perëndimit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 08:42
Warriors të pandalshëm, fitojnë Konferencën e Perëndimit

Golden State Warriors e ka fituar pastër finalen e Konferencës së Perëndimit pas fitores 119-117 ndaj Portland Trail Blazers në ndeshjen e katërt.

‘Luftëtarët’ konfirmuar edhe njëherë dominimin e madh që e kanë në këtë Konferencë, pasi në finalen triumfuan pa asnjë humbje.

Një ndeshje mjaft interesante, e cila u vendos në kohës shtesë, për skuadrën e Stev Kerr më i miri u shfaq Stephen Curry që realizoi 37 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime.

Paraqitje të mirë paten edhe Draymond Green me 18 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime, ndërsa Thompson kontribuoi me 17 pikë.

Te Blazers u dallua Meyers Leonard me 30 pikë, 12 kërcime, teksa Damian Lillard dhe McCollum shtuan nga 28 respektivisht 26 pikë.

Warriors pret fituesin e ndeshjes Milwaukee Bucks – Toronto Raptors për t’u takuar në finalen e madhe. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...