Raptors triumfojnë përsëri ndaj Bucks, një fitore larg finales së madhe

Basketboll

Raptors triumfojnë përsëri ndaj Bucks, një fitore larg finales së madhe

Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:21
Foto

Një tjetër ndeshje spektakulare në serinë finale të Konferencës së Lindjes.

Toronto Raptors arrin fitoren e tretë radhazi në serinë përballë Milwaukee Bucks duke rikthyer disavantazhin nga 0-2 në 3-2 në ndeshjet e kësaj serie.

Dueli i pestë mes këtyre dy skuadrave u luajt në fushën e Bucks, aty ku skuadra vendase e nisi shumë mirë takimin dhe dukej se do të marshonte drejt fitores, por pjesa e dytë ishte vendimtare aty ku Raptors shfrytëzuan gabimet e vendasve për të triumfuar në fund me rezultat 105-99.

Edhe njëherë me radhë më meritori për ekipin kanadez ishte Kawhi Leonard me 35 pikë të realizuara, si dhe kontribuoi me 9 asistime e 7 kërcime. Fred Van Vleet shtoi 21 pikë të tjera për Raptors dhe të gjitha këto erdhën nga shënimet për tre pikë.

Në krahun tjetër te Bucks, më i miri ishte Giannis Antetokounmpo me 21 pikë por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen që skuadrës nga Milwaukee mund t’i kushtojë me eliminim.

Ndeshja e gjashtë do të luhet në fushën e Raptors pas dy ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat