Sherr pas eliminimit - Bota Sot
Sherr pas eliminimit

Basketboll

Sherr pas eliminimit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:31
Sherr pas eliminimit

Dy yjet e skuadrës së Houston Rockets, James Harden dhe Chris Paul kanë patur një debat të ashpër pas eliminimit nga gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit, dy javë më parë (ekipi teksan u mund 4-2 me ndeshje nga Golden State). Gjithçka ka ndodhur në dhomat e zhveshjes kishte mbetur sekret deri më tani, por gjithçka është konfirmuar nga “The Atletic”, që ka zbuluar edhe arsyen e këtij debati.

Ndeshja e gjashtë finale u luajt në fushën e Houston dhe pas ndeshjes Chris Paul dhe James Harden kanë debatuar në lidhje më mënyrën se si ka luajtur skuadra. Paul ka deklaruar se eliminimi mund të evitohej nëse skuadra do të luante më shumë si ekip dhe jo në mënyrë individuale, duke kaluar çdo top te Harden, duke shpresuar te saktësia e “mjekrës”.

Paul e ka justifikuar këtë kërkesë duke u bazuar në shifrat e Harden, pasi përqindja e saktësisë së tij ka rënë ndjeshëm gjatë fazës play off krahasuar me sezonin e rregullt. Ndaj dhe CP3 kishte kërkuar nga trajneri më shumë qarkullim të topit dhe përfshirjen e të pestë titullarëve në skemat sulmuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...