Kombëtarja e Kosovës 3x3 për herë të parë do të paraqitet në gara ndërkombëtare  - Bota Sot
Kombëtarja e Kosovës 3x3 për herë të parë do të paraqitet në gara ndërkombëtare 

Basketboll

Kombëtarja e Kosovës 3x3 për herë të parë do të paraqitet në gara ndërkombëtare 

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:32
Kombëtarja e Kosovës 3x3 për herë të parë do të paraqitet në gara ndërkombëtare 

Kombëtarja e Kosovës 3x3 (Meshkujt) për herë të parë në histori këtë verë do të marr pjesë në gara ndërkombëtare të lojës 3x3. 
Bëhet fjalë për kualifikimet e FIBA 3x3 Europe Cup 2019 që do të mbahen në Constanta të Rumanisë më 29 dhe 30 Qershor.

Basketbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën për herë të parë në një garë zyrtare të lojës 3x3 janë: 
Arti Hajdari (kampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Depertejshen); 
Altin Sahiti (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One); 
Albatrit Bershia (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One); 
Arian Mehmeti (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One);

Basketbollistët do të udhëhiqen nga koordinatori i Kosova 3x3, Agon Fehmiu. 
Kosova është në grup me Rumaninë, Andorrën, Spanjën, Gjermaninë, Belgjikën, Turqinë, Portugalinë, Irlandën, Slloveninë dhe Azerbejxhanin. 
Krahas grupit ku luan Kosova në të njëjtat data do të luhen kualifikime edhe në Kievë dhe në Riga në të dyja konkurrencat.

Më shumë informata rreth FIBA 3x3 Europe Cup 2019 mund të lexoni në: http://www.fiba.basketball/3x3europecup/2019

Duhet theksuar se 3X3 konsiderohet si sporti numër një ekipor urban. Nga ngjarja e parë zyrtare në Lojërat Olimpike të të Rinjve në vitin 2010 e deri te përfshirja e parë olimpike që nga Tokio 2020, FIBA e ka pasur një vizion ambicioz për këtë lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...