Statistikat e Curry po tmerrojnë Raptors para ndeshjes së parë finale

Basketboll

Statistikat e Curry po tmerrojnë Raptors para ndeshjes së parë finale

Më: 31 maj 2019 Në ora: 00:33
Steph Curry

Ndeshja e parë finale e ‘Play Off’ në NBA do të luhet sonte pas mesnate, me fillim nga ora 03:00 (sipas kohës sonë).

Kampionët në fuqi, Golden State Warriors, do të presin në finale skuadrën e Toronto Raptors.

Para këtij dueli që pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, janë statistika e yllit të Golden State, Steph Curry, ato që po tmerrojnë kundërshtarët.

Organizatori i lojës së Warriors ka regjistruar 28.6 pikë për ndeshje kundër Raptors, gjatë gjithë karrierës së tij.

Këto numra Curry nuk i ka arritur ndaj asnjë skuadre tjetër, që do të thotë se Raptors janë të preferuarit e tij.

Gjithashtu, rekordi i tij ndaj veriorëve është 15 fitore dhe 2 humbje, shifër tjetër kjo që tregon se me sa dëshirë luan Curry ndaj tyre.

Mbetet të shihet nëse këto statistika do të përmirësohen apo do të kenë rënie pas duelit të kësaj mbrëmjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat