Raptors synon mrekullinë e radhës

Basketboll

Raptors synon mrekullinë e radhës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:38
Raptors synon mrekullinë e radhës

Mëngjesin e së hënës do të luhet finalja e dytë play off në NBA mes Toronto Raptors dhe Golden State Warriors. Skuadra kanadeze ka fituar ndeshjen e parë finale të luajtur në fushën e saj dhe shpreson që këtë rezultat të korrë edhe në këtë përballje të dytë. Edhe kjo sfidë e dytë do të luhet në Toronto, që ka faktorin fushë në favor për shkak të rezultatit më të mirë se Golden State në sezonin e rregullt (kanadezët synojnë titullin e pare kampion në histori).

Trajneri i Toronto, Nick Nurse, duke folur për këtë sfidë të dytë tha: “Fitorja dhe entuziazmi i krijuar pas ndeshjes së parë na ka karikuar shumë. Vëmë re që i gjithë qyteti po përjeton një ëndërr bashkë me ne. Publiku na ndihmoi shumë në ndeshjen e parë dhe shpresojmë që të ndodhë e njëjta gjë edhe këtë herë. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por kemi edhe ne mjaft kampionë siç kanë ata”.

“Jam i sigurtë që do të kemi përballë një Golden State më të egër në fushë, që synon të reagojë pas humbjes. Gjithsesi, edhe ne do të përgatitemi për këtë përballje me të njëjtin intensitet, për të realizuar sërish diçka të jashtëzakonshme për ne dhe gjithë tifozët tanë”, u shpreh Kawhi Leonard, ylli i skuadrës së Raptors.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat