Leonard nuk i mjafton Raptors, Warriors barazojnë serinë

Basketboll

Leonard nuk i mjafton Raptors, Warriors barazojnë serinë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 08:17
Leonard

Golden State Warriors e ka barazuar serinë e fitoreve në 1-1 në ndeshjen e dytë të finales së madhe, pas përformancës së jashtëzakonshme që patën ndaj Toronto Raptors 104-109.

Çereku i tretë doli të jetë vendimtar për ‘Luftëtarët’ pasi aty u shkëputën me +13 pikë.

Pavarësisht 34 pikëve të shënuar nga Kawhi Leonard, basketbollistët e Raptors nuk ishin aspak në elementet e tyre mbrëmë.

Përveç 34 pikëve, Leonard shtoi edhe 14 kërcime dhe dhuroi 3 asiste, ndërsa pikë dyshifrore te vendasit shënuan edhe Lowry (13), Siakam (12) dhe VanVleet (17).

Te Warriors shkëlqyen Klay Thompson me 25 pikë, Stephen Curry me 23 pikë dhe Draymond Green me 17 sosh.

Dy ndeshjet e radhës zhvillohet në arenën e dy herë kampionëve radhazi të NBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat