Dushku mori pjesë në Konventën Evropiane në Gjenevë

Basketboll

Dushku mori pjesë në Konventën Evropiane në Gjenevë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:18
Dushku mori pjesë në Konventën Evropiane në Gjenevë

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku ka qenë e pranishme në Konventën Evropiane të Mini Basketbollit 2019 që është mbajtur në Gjenevë të Zvicrës.  

Konventa është organizuar nga FIBA Evropa në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Zvicrës dhe me Fondacionin Ndërkombëtar të Basketbollit (IBF) që është në kuadër të FIBA Botës.

Në këtë Konventë kanë marr pjesë përfaqësues të 28 Federatave Nacionale të Evropës, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i FIBA Botës, Andreas Zagklis dhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

Pjesëmarrja e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku në këtë Konventë ka pasur të bëjë me faktin se Federata e Basketbollit të Kosovës është shumë e interesuar për krijimin e strategjisë dhe platformës së Mini Basketbollit dhe në këtë mënyrë ajo është takuar me ekspertët e pranishëm në këtë Konventë, prej të cilëve edhe i ka pranuar këshillat dhe sugjerimet se çfarë duhet të bëjë FBK më tutje në lidhje me së pari edukimin e trajnerëve të Mini Basketbollit, dhe për mënyrat e formimit të ligave, si dhe për gjërat tjera të nevojshme për masovizimin e basketbollit tek gjeneratat deri në 10 vjeç.

FBK sivjet pritet të punojë në strategji dhe platformën e Mini Basketbollit, dhe më pas edhe të filloj me implementimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat