Warriors merr lajm të tmerrshëm para ndeshjes së tretë - Bota Sot
Warriors merr lajm të tmerrshëm para ndeshjes së tretë

Basketboll

Warriors merr lajm të tmerrshëm para ndeshjes së tretë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:00
Skuadra e Steve Kerr nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Kevin Durant

Ndeshja e tretë finale e play off-it në NBA do të luhet sonte pas orës 00:00.

Aty do të përballen kampionët në fuqi Golden State Warriors (perëndim) kundër kampionëve të konferencës së lindjes, Toronto Raptors.

Për këtë ndeshje të rëndësishme, skuadra e Steve Kerr nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Kevin Durant.

KD kishte pësuar një dëmtim më herët gjatë fazës play off, lëndim që ia humbi dy ndeshje kundër Houston dhe serinë ndaj Portland.

Trajneri i Warriors ka konfirmuar së fundmi se Durant edhe zyrtarisht do të mungojë edhe në ndeshjen e tretë finale ndaj Toronto.

Kjo do të jetë mungesë e madhe kundër një Toronto që po kalon në periudhën më të mirë viteve të fundit, derisa seria pas dy ndeshjeve të zhvilluara është 1-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...