Toronto triumfon në fushën e kampionëve - Bota Sot
Toronto triumfon në fushën e kampionëve

Basketboll

Toronto triumfon në fushën e kampionëve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:45
Toronto triumfon në fushën e kampionëve

Toronto Raptors fitoi 123:109 ndaj Golden State Warriors në finalen e tretë play off në NBA, duke udhëhequr 2:1 serinë e ndeshjeve. Edhe pse ndeshja u luajt në fushën e skuadrës kampione, mungesat e shumta ndikuan në lojën e Warriors.

Durant e Thompson nuk u aktivizuan, të dëmtuar, ndërsa i vetëm Curry nuk mundi të bëjë asgjë. Curry realizoi 47 pikë, por nuk kishte mbështetjen e pjesës tjetër të skuadrës, ndaj ishte e pamundur që të evitohej kjo humbje.

Kanadezët e dominuan gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke patur që në periodën e parë një epërsi prej 12 pikësh, diferencë që shkoi në 17 pikë në çerekun e fundit. Të pestë titullarët e Toronto realizuan mbi 10 pikë, me Leonard që bëri diferencën, autor i 30 pikëve.

Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Golden State, që shpreson në rikuperimin e lojtarëve “big” për të rikthyer ekuilibrat në parket. Gjithsesi, ky triumf i Toronto në fushën e kampionëve është një sinjal pozitiv për kanadezët, në kërkim të titullit të parë në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...