Mbahet seleksionimi në Prishtinë - Bota Sot
Mbahet seleksionimi në Prishtinë

Basketboll

Mbahet seleksionimi në Prishtinë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:15
Mbahet seleksionimi në Prishtinë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është duke bërë përzgjedhjen e basketbollistëve të grupmoshës 2005/06 për në Kampin Nacional, që do të organizohet nga FBK në fillim të muajit korrik në Suharekë.

Përzgjedhja udhëhiqet nga Drejtori i Kampit Nacional, Dritëro Sefaja, njëherësh edhe koordinator profesional i Programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FBK-së në kuadër të FIBA Evropës.

Pasi është mbajtur në disa qytete të Kosovës, të enjten është mbajtur seleksionimi në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan faqja e FBK-së.

Në Prishtinë, kishte 67 meshkuj dhe 46 femra, ku më pas do të bëhet seleksionimi. Te meshkujt do të pranohen 48 gjithsej për Kampin Nacional dhe te femrat nga 32 deri më 40, varësisht nga cilësia.

FBK-ka do t’u ju mbajë të informuar për listën e plotë të lojtarëve/lojtareve të pranuar për Kampin Nacional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...