NBA – Toronto afër titullit, fiton edhe ndeshjen e katërt

Basketboll

NBA – Toronto afër titullit, fiton edhe ndeshjen e katërt

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:02
Ilustrim

Mbrëmë në NBA është zhvilluar ndeshja e katërt finale mes Golden State Warriors dhe Toronto Raptors.

Kanadezët arritën që të fitojnë si mysafirë kundër Warriors me rezultat 92:105.

Me anë të kësaj fitoreje seria e finaleve shkon në 3:1 në të mirë të Raprtors. Kanadezëve iu duhet vetëm edhe një fitore që të shpallen për herë të parë kampion në histori.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte ylli i Torontos Kawhi Leonard me 36 pikë dhe 12 kërcime. Ndeshje të mirë te kanadezet patën edhe Ibaka me 20 pikë dhe Siakama me 19 pikë.

Ndërsa tek Golden State më të mirët ishin Thompson me 28 pikë dhe Curry me 27 por që në fund nuk dolën të jenë të mjaftueshme për të fituar ndeshjen.

Ndeshja e pestë zhvillohen në Toronto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat