Kawhi Leonard gati të shkruajë historinë

Basketboll

Kawhi Leonard gati të shkruajë historinë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 06:32
Kawhi Leonard

Toronto Raptors ishte befasia më e ëmbël e këtij edicioni të NBA.

Raptors janë finalet e mëdha të NBA, aty ku po përballen me Golden State Warriors, që kanë probleme të shumta këtë sezon me lëndim.

Këtë e kanë shfrytëzuar më së miri basketbollistët e Torontos që janë duke udhëhequr serinë me rezultat 3-1 dhe i duhet vetëm një fitore për t’u shpallur kampion.

Në rast se shpallen kampion, Kawhi Leonard do ishte favorit absolut për ta rrëmbyer çmimin e MVP.

Leonard e ka fituar njëherë çmimin e MVP, kur e fitoi kampionatin me San Antonio Spurs.

Në rast se ai arrin ta bëjë sërish një gjë të tillë, do bëhej basketbollisti i parë në histori që fiton MVP edhe në Konferencën e Lindjes dhe atë të Perëndimit.

Ndeshja e ardhshme me Raptors dhe Warriors zhvillohet të hënën pas mesnate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat