Asociacioni më i lartë i basketbollit evropian e botëror, FIBA Europe e FIBA, duhet të merren seriozisht me mesazhin kërcënues e primitiv të basketbollistit të Cërvena Zvezdës së Beogradit, Marko Keselj.
Ai ka pasur një mesazh kërcënues për mikeshën e Kosovës Madeleine Albright, ndryshe ish sekretare e shtetit amerikan. Keselj, në ditën e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, në rrjetin social Twitter e ka postuar një foto me një porosi kërcënuese: “Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e ngjarjes. Do të digjesh në ferr gjyshe”.
Shkrimi i Keselj
Prandaj, FIBA duhet ta sanksionojë basketbollistin, t’i ndalohet përjetësisht paraqitja e tij në garat ndërkombëtare, për shkak të kërcënimit: “Do të digjesh në ferr gjyshe”.
Edhe institucionet tona sportive mos të flenë, duhet t’i drejtohen FIBA-s, ta njoftojnë për këtë idiotizëm të këtij sportisti, për këtë kërcënim, nga një basketbollist i një klubit që gjithmonë njihet për urrejtje ndaj shqiptarëve.