Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit - Bota Sot
Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

Basketboll

Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:57
Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

Sot u bën një vit nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani.

Ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, një basketbollist dhe person i jashtëzakonshëm.

Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, me në krye Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtorin e Përfaqësueseve, Granit Rugova, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule te varri i Sinanit.

Ata kanë kujtuar Gazin, si një lojtar, si një njeri i mirë dhe i dashur për të gjithë.

Sinani nuk do të harrohet asnjëherë nga adhuruesit e basketbollit.

Në nderim të tij, numri 15, është pensionuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...