Basketbollistët e Kosovës shkëmbejnë përvojat në Kampin në SHBA

Basketboll

Basketbollistët e Kosovës shkëmbejnë përvojat në Kampin në SHBA

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 10:27
Basketbollistët e Kosovës shkëmbejnë përvojat në Kampin në SHBA

Një delegacion prej 20 personave nga Kosova kanë marrë pjesë në kampin në SHBA, përkatësisht në San Antonio të Teksasit. Ky kamp është mbajtur nga 10 deri më 20 qershor.    

Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ambasadës amerikane. Basketbollistët nga Kosova janë përzgjedhur në bazë të Programit të Lidershipit Rinor përmes Sportit (YLS).    

Gjatë dhjetë ditëve basketbollistët e Kosovës kanë shkëmbyer përvoja me ata të huaj, derisa këtë përvojë do ta bartin në Kosovë.  

Kampi u ka ofruar basketbollistëve të rinjve dhe trajnerëve të tyre mundësi për të zhvilluar aftësi në punën në grup, jetesë të shëndetshme dhe vetë-disiplinë në një mjedis multikulturor.    

Gjithashtu një risi nga ky kamp është se në shtator, Kosova do të mirëpresë basketbollistët dhe trajnerët nga SHBA-ja.  

Përvoja në këtë kamp ka qenë shumë e mirë dhe e paharrueshme për delegacionin nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat