Rahoveci aplikon në FIBA Europe Cup - Bota Sot
Rahoveci aplikon në FIBA Europe Cup

Basketboll

Rahoveci aplikon në FIBA Europe Cup

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci edhe zyrtarisht ka aplikuar për të garuar në FIBA Europe Cup.

‘Vreshtarët’ kishin aplikuar edhe për Basketball Champions League, por meqenëse nuk do të jenë pjesë e kësaj gare, tashmë ata kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për të garuar në FIBA Europe Cup. 

Kjo do të ishte pjesëmarrja e tyre e parë në garat evropiane.  

Në edicionin e kaluar, Rahoveci ishte nënkampion i Kosovës, derisa kishte organizuar edhe Kupën e Kosovës në basketboll, duke arritur deri në finale, si dhe inauguroi palestrën, ku punimet kishin zgjatur më shumë se një dekadë. 

Z Mobile Prishtina në edicionin e kaluar kishte arritur në mesin e 16 skuadrave më të mirë të FIBA Europe Cup. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...