FBK: Miratimi i amendamentit është shumë i rëndësishëm - Bota Sot
FBK: Miratimi i amendamentit është shumë i rëndësishëm

Basketboll

FBK: Miratimi i amendamentit është shumë i rëndësishëm

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:35
FBK: Kosova është vatër e talenteve

Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.  

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përshëndet miratimin në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata. 

Miratimi i këtij amendamenti është shumë i rëndësishëm sepse i hap rrugën zbatimit të Ligjit për Sponsorizime në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë. 

FBK-ja shpreson se, kjo do t’i inkurajojë bizneset që të investojnë në sport, pasi do të kenë më lehtë, derisa gjithashtu do të kenë edhe më shumë përfitime. 

Miratimi i këtij ligji është jetik për shumë klube të basketbollit në Kosovë, që shpresojnë se do të ndihmohen nga donatorë të ndryshëm. 

Kosova është vatër e talenteve, por që meritojnë përkrahje nga të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...