Europa çmend serbët – shkak Kosova - Bota Sot
Europa çmend serbët – shkak Kosova

Basketboll

Europa çmend serbët – shkak Kosova

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:21
Europa çmend serbët – shkak Kosova

Spoti promocional i Kampionatit Evropian të basketbollit për femra, që zhvillohet në Serbi dhe Letoni, i emetuar në televizionin serb RTS ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi, pasi në sportin e FIBA-s shihet harta e Serbisë, por që në kuadër të saj nuk është Kosova.

“Federata Ndërkombëtare e Basketbollit e ka pranuar Kosovën në vitin 2015, prandaj nuk është çudi që krahina jonë jugore nuk përfshihet në hartën e Serbisë, por befasi është fakti pse spoti është emetuar në televizionin publik”, shkruan Kurir.rs, transmeton Insporti.

Mediumi serb më pas ka shtuar pyetjen nëse ka mundësi që Federata e Basketbollit e Serbisë mund të ndikojë në FIBA të gjejë një zgjidhje tjetër promocionale dhe t’i shmanget publikimit të hartës, pasi kjo temë është shumë e ndjeshme.

Në RTS kanë thënë se spoti ka arritur i tillë nga FIBA dhe është detyrim të transmetohet, por për shkak të ndjeshmërisë është vendosur të mos transmetohet më.

“Emetuesit janë të detyruar të transmetojnë të emetojnë atë promo-material, por RTS nuk do ta transmetojë më atë material, në të cilin shihet harta e Serbisë pa territorin e Kosovës e Metohisë”, thuhet më tej në artikullin e publikuar nga Kurir.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...