Harta e Kosovës në televizionin serb hallakat Serbinë

Basketboll

Harta e Kosovës në televizionin serb hallakat Serbinë

Nga: K. Goca Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:39
Harta

Primitivizmi serb nuk ka kufij. Mendësia e ultë e tyre nuk ka as shërim dhe askush nuk mund t’i shërojë ata.
Ata vazhdojnë me urrejtje ndaj Republikës së Kosovës.  Shovenistët serb një gjë duhet ta kuptojnë se Kosova është shtet dhe ka kombëtaren e saj të basketbollit, shumë e re por që po lë gjurmë në Evropë.

Image

Serbinë e çmend edhe paraqitja e Hartës së Kosovës, e shtetit më të ri, por ata e din se Kosova është shtet, por politika e tyre dhe gazetarët e pushtetit që janë atje, mundohen me gënjeshtra ta arkëtojnë popullin e tyre.

Por as populli serb nuk i ha më këto gënjeshtra e mediave të tyre dhe as politikës së tyre që gjithnjë prodhon budallaqe, se edhe ata e dinë se Kosova është shtet. 

Serbia si gjithmonë orvatet të paraqet një realitet tjetër, sipas mendësisë së saj dhe asaj ruse, por kjo është vetëm në mendësinë  tyre, sepse Kosova njihet nga shumica e shteteve ndërkombëtare, sidomos nga ato më të fuqishme. Shkarravinat e Serbisë vazhdojnë si gjithmonë, por edhe populli i tyre është lodhur me gënjeshtrat e tilla.

Spoti promocional i Kampionatit Evropian të basketbollit për femra, që zhvillohet në Serbi dhe Letoni, i emetuar në televizionin serb RTS ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi, pasi në sportin e FIBA-s shihet harta e Serbisë, por që në kuadër të saj nuk është Kosova.

Image

“Federata Ndërkombëtare e Basketbollit e ka pranuar Kosovën në vitin 2015, prandaj nuk është çudi që krahina jonë jugore nuk përfshihet në hartën e Serbisë, por befasi është fakti pse spoti është emetuar në televizionin publik”, shkruan Kurir.rs.

Mediumi serb më pas ka shtuar pyetjen nëse ka mundësi që Federata e Basketbollit e Serbisë mund të ndikojë në FIBA të gjejë një zgjidhje tjetër promocionale dhe t’i shmanget publikimit të hartës, pasi kjo temë është shumë e ndjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat