Fehmiu: Do ta lëmë zemrën dhe shpirtin në fushë kundër Sllovenisë - Bota Sot
Fehmiu: Do ta lëmë zemrën dhe shpirtin në fushë kundër Sllovenisë

Basketboll

Fehmiu: Do ta lëmë zemrën dhe shpirtin në fushë kundër Sllovenisë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2019 Në ora: 13:20
Fehmiu: Do ta lëmë zemrën e shpirtin në fushë kundër Sllovenisë

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës 3x3 në stretball janë të gatshëm në çdo aspekt në prag të përballjes historike, kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve FIBA Europe Cup. Kosova është në grup me Slloveninë dhe Andorrën, kualifikimet e këtij grupit zhvillohen në Konstanca të Rumanisë.

Koordinatori i kombëtares, Agon Fehmiu, tha se atmosfera është e mirë brenda kolektivit, por e shqetëson pak a shumë edhe era që po frynë e që mund t’i shkaktojë edhe telashe. 

“3x3 ka arritur në Konstanca ku edhe ka zhvilluar stërvitjen e parë prej 18.20 dhe 18.40. Kushtet atmosferike kanë qenë pak të papërshtatshme dhe për shkak të erës e cila ka fryrë të premten, edhe sot po frynë, mirëpo shumë më pak.

Të premten mbrëma është bërë edhe mbledhja teknike ku janë prenotuar fanellat zyrtare me të cilat luajnë të gjitha kombëtaret, regjistrimi i ekipeve dhe verifikimi i lojtarëve. Është diskutuar për rregullat e reja 3x3. Ndërkohë, sot ka filluar dita e parë e kualifikimeve për FIBA 3x3, grupi në Konstanca. Këto gara mbahen njëkohësisht edhe në Riga të Letonisë dhe në Kiev të Ukrainës. Kosova është grup me Slloveninë dhe Andorrën.

Sllovenia është skuadra më e mirë e ranguar prej të gjithave kombëtareve të cilat marrin pjesë në grupin Konstanca këtu në këtu në kualifikime.  Kosova do të garojë kundër Sllovenisë dhe Andorrës. Sllovenët një kundërshtar i vështirë, mirëpo me djelmoshat atë çka kemi bërë, pra në këto dy-tri ditët e fundit, është se i kemi skauduar dhe shikuar lojërat e tyre, në veçanti ndeshjen ndërmjet Lubjanës dhe Piranit, dy ekipet me të cilat përbëhet kombëtarja sllovene, janë ekip jashtëzakonisht i papërshtatshëm, më i forti i mundur në grupin tonë”, thotë Fehmiu për gazetën kombëtare “Bota sot”.   Kosova është e përgatitur dhe premton angazhim të madh ndaj sllovenëve.

“Mirëpo, ne jemi përgatitur dje, të premten kemi shutuar siç thash nga ora 18.20 e deri 18.40 por me u adaptua në kushtet dhe frymën e cila po fryn, sot po fryn pak me pak. Kushtet janë pak më të mira, mirëpo nëse vazhdon të fryjë atëherë do të përgatitemi për një stil tjetër të lojës, sepse tentimet për tri pikë janë pothuajse të pamundura, kjo i ka kushtuar shumë sot kombëtares turke, e cila i ka humbur dy ndeshjet e veta dhe ndeshjen e ka bazuar kryesisht në treshe.

Mirëpo, kemi armë dhe me cilat mundemi me befasuar Slloveninë,  e cila  përbëhet prej lojtarëve pak me shtatlartë dhe me masiv. Por ne i kemi edhe armët tona me cilat nesër do të tentojmë të dalim në fushë dhe ta lëmë zemrën aty.

Atmosfera te lojtarët është fantastike, lojtarët janë të motivuar maksimalisht, ajo që po me pëlqen është kompaktësia dhe shoqëria të cilën e kanë të gjithë për njërin dhe njëri për të gjithë, është motoja me të cilën do të dalim nesër.

Kosovë 3x 3 herë, ekipi historik, mund të premtoj që në debutimin e vet historik, nesër do të dal në fushë, do ta japin maksimumin, do ta lëmë zemrën e shpirtin në fushë e pastaj çka të jep Zoti.

Mirëpo, një e di që me dorëzuar nuk do të dorëzohemi assesi, e pse jo të bëhemi befasia më e këndshme e këtyre kualifikimeve”, përfundoi Fehmiu. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë luhet nesër në orën 09.25.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...