Durant dhe Leonard po bashkohen në një skuadër?

Basketboll

Durant dhe Leonard po bashkohen në një skuadër?

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 06:36
Kevin Durant dhe Kawhi Leonard

Dy yjet e NBA, Kevin Durant dhe Kawhi Leonard duket se janë gati që të bashkohen në një skuadër.

Lojtari që fitoi titullin e kampionit me Toronto Raptors këtë edicion, duket se nuk do të vazhdojë rrugëtimin me skuadrën e njëjtë.

Emri i tij është lakuar shumë krahë skuadrës së Los Angeles Lakers, ku mendohet se mund të krijojë një treshe të madhe me LeBron James e Anthony Davis.

Por, së fundmi, disa zëra kanë futur në ekuacion edhe Kevin Durant, duke lënë jashtë loje skuadrën e Lakers.

Adrian Wojnarowski nga ‘ESPN’ raporton se Durant dhe Kawhi kanë diskutuar situatën e tyre si agjentë të lirë, për tu bashkuar në një skuadër ku mund të luajnë së bashku.

Dy mundësi për të bërë këtë gjë, janë skuadrat e Los Angeles Clippers dhe ajo e New York Knicks.

Kujtojmë se Durant nuk do të paraqitet sezonin e ardhshëm, si pasojë e lëndimit të pësuar në finalet e këtij edicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat