Kosova debuton me një fitore dhe një humbje

Basketboll

Kosova debuton me një fitore dhe një humbje

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 13:47
Kosova debuton me një fitore dhe një humbje

Kosova ka debutuar në garat 3x3, ku mori pjesë në kualifikimet e 3x3 në FIBA Europe Cup, që u zhvilluan në Konstanca të Rumanisë.   

Dardanët në ndeshjen e parë u ballafaquan me super fuqinë botërore në këtë sport, Slloveninë. Përkundër angazhimit, sllovenët ishin më të mirë dhe shfrytëzuan përvojën e tyre në këtë garë, duke fituar në fund me rezultat 21:8. Arti Hajdari shënoi katër pikë për Kosovën në këtë ndeshje.  

Më pas Kosova u takua me Andorrën, ku dominoi totalisht, duke fituar bindshëm 21:6. Kosova ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë. Arti Hajdari shënoi tetë pikë në këtë ndeshje, Altin Sahiti 6, Albatrit Berisha 4 dhe Arian Mehmeti 3. 

Kështu Kosova debutoi me një fitore dhe një humbje, duke u renditur e dyta, që është një sukses duke marrë parasysh se ishte hera e parë që merr pjesë në gara të tilla. 

Ekipi i Kosovës përbëhej nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti, derisa koordinator Agon Fehmiu.

Në ndeshjen e fundit Sllovenia mundi Andorrën 21:8. Sllovenia u rendit e para dhe u kualifikua tutje, Kosova e dyta dhe Andorra e treta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat