Davis takohet me Leonard, pritet që edhe Bryant ta bëjë një gjë të tillë

Basketboll

Davis takohet me Leonard, pritet që edhe Bryant ta bëjë një gjë të tillë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 13:50
Davis, Leonard, Bryant

Skuadra e Los Angeles Lakers po synon që me çdo kusht të rekrutojë kampionin e fundit në NBA, Kawhi Leonard.

Leonard i cili priu skuadrën e Toronto Raptors drejt triumfit të parë në histori të skuadrës, duket se ka vendosur që të mos e vazhdojë kontratën me veriorët.

Një nga skuadrat që shihet si favorite për të nënshkruar me MVP e finaleve, është ajo e Lakers, të cilët synojnë treshen e madhe Leonard – LeBron – Davis.

Për të arritur këtë qëllim, Lakers raportohet të kenë ‘angazhuar’ Anthony Davis, i cili së fundmi është takuar me Leonard.

Mësohet gjithashtu se Rob Pelinka i ka kërkuar edhe Kobe Bryant që të takohet me lojtarin për ta bindur atë.

Në rast se një transferim i Kawhi tek Lakers ndodh,  atëherë kampionati veçse do të ishte i mbyllur dhe LeBron mund të numëronte edhe një unazë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat