Durant zgjedh, largohet nga Golden State për një super kontratë!

Basketboll

Durant zgjedh, largohet nga Golden State për një super kontratë!

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 00:11
Kevin Durant

Në Amerikë është hapur merkatoja e basketbollit për sa u përket lojtarëve pa ekip dhe një ndër emrat më të kërkuar ishte Kevin Durant.

Ylli i Golden State Warriors, i dëmtuar rëndë në tendinën e Akilit në finalet e kampionatit kundër Torontos, tashmë ka bërë zgjedhjen e tij, sipas ESPN.

Ekipi i ri i Durant do të jetë Brooklyn Nets, që duket se ka plane të mëdha, sepse do të firmosë edhe me Kyle Irving. 

Për Durant kontratë 4-vjeçare, me 164 milionë dollarë, ndërsa Irving do të firmosë për 142 milionë. Sezonin e fundit Durant pati një mesatare prej 26 pikësh për ndeshje. Dy herë rresht kampion me Warriors në vitet 2017-2018, Durant u shpall MVP i finaleve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat