Gati për Evropianin

Basketboll

Gati për Evropianin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:19
Gati për Evropianin

Nga 3 deri më 11 gusht për herë të parë në Kosovë do të zhvillohet një Kampionat Evropian, i Divizionit B (U-20, femrat). Evropiani që zhvillohet në Prishtinë nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), bëhet me qëllim të masivizimit të basketbollit në konkurrencën e femrave, si dhe formimit të Përfaqësueses A te femrat.

Vitin e kaluar ishte organizuar Evropiani i meshkujve U-18, por në Divizionin C, derisa për Divizionin B, rregullat janë më strikte. 12 shtete do të garojnë në Prishtinë, ku priten ndeshje shumë interesante. 

Për të organizuar sa më mirë Evropianin në Prishtinë, FBK-ja do të angazhojë dhjetëra vullnetarë, të cilët do të jenë afër Kombëtareve pjesëmarrëse dhe do t’u ndihmojnë për çfarëdo që kanë nevojë. Ata do të jenë të angazhuar nga 2 deri më 12 gusht.  

Të hënën (sot) ishte takimi informues me disa prej vullnetarëve, të cilët janë njoftuar me punën e tyre që do të kenë për rreth dy javë, sa organizohet Kampionati në Prishtinë. 

Nga ana e tyre shihej një vullnet i madh për të punuar në këto dy javë, si dhe të organizojnë një pritje sa më të mirë për Kombëtaret që do të zbarkojnë në Prishtinë.  

Takimi i radhës do të jetë një seminar për vullnetarët, ku do të informohen nga rregullat e FIBA-s rreth Kombëtareve dhe vendosjes së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat