Curry transferohet te Dallas

Basketboll

Curry transferohet te Dallas

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:36
Curry transferohet te Dallas

Seth Curry, vëllai i Stephen Curry, ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën e Dallas Mavericks, duke u larguar nga Portland. 28-vjeçari firmosi sot një kontratë 4-vjeçare me ekipin teksan, ku ka luajtur edhe më parë në NBA.

Nga skuadra e Portland është larguar edhe basketbollisti turk Enes Kanter, i kërkuar në vendlindjen e tij për terrrorizëm nga regjimi i Erdogan. Ai do të transferohet te skuadra e Boston Celtics, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë dollarë.

Një nga yjet e NBA-së, Isaiah Thomas, do të largohet nga Denver Nuggets, ku këtë sezon luajti vetëm 12 ndeshje.

Ai do të transferohet te skuadra e Washington, ku firmosi një kontratë 1-vjeçare. Ai do të përfitojë 2 milionë dollarë për një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat