Prishtina përballet me rusët!

Basketboll

Prishtina përballet me rusët!

Nga: K. Goca Më: 4 korrik 2019 Në ora: 12:04
Prishtina përballet me rusët!

Kampioni i Kosovës, Z Mobile Prishtina, ka mësuar kundërshtaret për garat kualifikuese të Champions League në basketboll (meshkujt). Prishtina është në grup mjaft të fortë, ndër to si kundërshtarë ka edhe një ekip nga Rusia.

“Mësohen kundërshtarët për sezonin e ri të Champions League. Me përfundimin e shortit që u mbajt sot nga ora 11:00 në zyret e Champions League tanimë dihen edhe kundërshtarët në xhirot kualifikuese si dhe grupet e sezonit të rregullt.

Në xhiron e parë përballemi me 7 herë kampionin e Polonisë Legia nga Varshava, kurse në xhiron e dytë përballë do ta kemi ekipin e mirënjohur nga Rusia “Nizhny Novgorod”

Me fitore kundër këtyre dy ekipeve kualifikohemi në sezonin e rregullt në grupin C ku na presin: 
iberostar Tenerife (ish kampion i Champions League)
Brose Bamberg (Gjermani)
CEZ Nymburk (Çeki)
VEF Riga (Letoni)
Peristeri (Greqi)
Gaziantep (Turqi) si dhe fituesi i ndeshjeve (Benfica/Groningen/Mornar)”, bëhet e ditur nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat