Klubi i basketbollit Nizhny Novgorod nga Rusia, në faqen e saj, ka konfirmuar edhe shortin e Champions League në basketboll.
Ata shkruajnë se sezoni 2019/2020 nis me ndeshjet me 26 dhe 29 shtator.
“Kundërshtari ynë do të jetë fituesi i çiftit nga raundi i parë - Prishtina (Kosovë) – Legia Varshavë (Poloni), raportohet nga klubi rusët. Në gjuhën ruse e shkruajnë Kosovo.
Ata Kosovën e quajnë tamam Kosovë dhe e njohin si shtet.
“Ndeshja e parë do të luhet në udhëtim, e dyta në shtëpi, në këto ndeshje vendoset se do të hyjmë në sezonin e rregullt të Champions League”, thuhet nga klubi rus.